Kamenos: Zgjedhje në fund të mandatit apo kur duhet të sillen vendime për çështjet kombëtare

Zgjedhje do të ketë ose në fund të mandatit katërvjeçar ose kur të vijë koha të sjellim vendime serioze për çështjet nacionale, por kjo nuk do të jetë para majit, tha partneri i koalicionit në qeverinë greke Panos Kamenos pas përfundimit të takimit të grupit të deputetëve dhe komitetit ekzekutiv të Grekëve të Pavarur.

Kamenos foli për daljen e Greqisë nga programi i fundit për ndihmë financiare të vendit, dhe tha se tani, pasi përfundoi epoka e memorandumeve, qeveria para vetes i ka dy qëllime, të luftojë me korrupsionin dhe të punojë në zhvillimin, transmeton MIA.

“Arritëm prej cakut të mediave të huaja, Greqia tani të jetë qendër e një rrethi të stabilitetit me marrëveshjet e fuqishme gjeopolitike, jo vetëm me partnerët tanë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por edhe me Izraelin, me Egjiptin, Jordaninë, Ballkanin. Arritëm Greqia të jetë ajo e cila i udhëheq lidhjet në rajonin tonë më të gjerë. Dhe pikërisht me kryerjen e këtij mandati prej popullit do të arrijmë drejt zgjedhjeve, kur të përfundojë mandati kushtetues ose kur të vijë ajo periudhë kur duhet të sjellim vendime serioze për çështjet tona kombëtare. Derisa të vijë momenti, ndërsa me siguri nuk do të jetë para majit, para nesh kemi një punë të rëndë”, tha kryetari i Grekëve të Pavarur dhe partner i koalicionit në qeverinë greke.

Kamenos, deri më tani disa herë publikisht ka treguar se nuk do ta mbështesë Marrëveshjen e Prespës, ndërsa në intervistën e tij të fundit për radion “Real fm” para dy javësh tha se para se të vijë Marrëveshja në parlamentin grek, Grekët e Pavarur do ta braktisin qeverinë ndërsa vendi do të shkojë në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button