Projekti i Barcelonës me rinovime kontratash, por edhe me rritje të klauzolave

Projekti i Barcelonës për pagën e ekipit vazhdon të rritet, pasi klubi ka rinovuar të shumtën e kontratave me lojtarët kohëve të fundit.

Udhëheqja e Blaugranëve beson se përderisa nuk ka kapak të pagës (si në NBA) dhe me fuqi të ashpra ekonomike (si Paris Saint-Germain dhe Manchester City), pagat e lojtarëve nuk do të ndalen së rrituri.

Klubi i ka rinovuar katër kontratë, ndërsa dy janë rrugës, transmeton Telegrafi.

Lojtarit të fundit që iu premtuar një marrëveshje e re është Ivan Rakitic, i cili do të ulet me klubin vetëm 17 muaj pas rinovimit të tij të fundit, ku kontrata e tij u zgjat deri më qershor të vitit 2021.

 Rakitic (Getty Images)

Për lojtarin ka interesimin nga PSG, por Ernesto Valverde nuk dëshiron që ai të largohet.

Në radhë është edhe Sergio Busquets.

Mesfushori spanjoll është thjesht i pazëvendësueshëm, ku edhe ai do të këtë një rritje page.

Në anën tjetër Gerard Pique, Sergi Roberto dhe Samuel Umtiti kanë nënshkruar të gjithë marrëveshjet e reja.

Mbrojtësi katalanas e ka zgjatur deri në vitin 2022 dhe kjo ka gjasa të jetë kontrata e tij e fundit e madhe me Barcelonën, ndërsa klauzola është 500 milionë euro.

Kohëzgjatja e kontratës së Robertos dhe klauzola janë të njëjta, deri në vitin 2022 me 500 milionë euro lirim.

Ndërkohë, Umtiti nënshkroi deri në vitin 2023 para se ta fitonte Kupën e Botës me Francën.

Ishte Leo Messi, këtë verë, i cili po ashtu arriti një marrëveshje të re, por të madhe.

Argjentinasi nënshkroi deri në vitin 2021 me një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh dhe vazhdon të jetë lojtari më i paguar në LaLiga Santander.

Pas Rakitic dhe Busquets, lojtari tjetër në rend e dite është Jordi Alba. Atij i mbyllet kontrata aktuale në vitin 2020 me një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button