Inspektorati për bujqësi e ndërmori kontrollin për orizin e modifikuar gjenetik

Inspektorati Shtetëror për Bujqësi prej sot duhet ta ndërmarrë kontrollin për orizin e modifikuar gjenetik në Maqedoni.

Pasi t’i marrë rezultatet e kontrollit që do t’i zbatojë Agjencia për Ushqim dhe Veterineri (AUV), Inspektorati do të vazhdojë me aksionin që të përcaktojë se kush janë importuesit e farës së modifikuar gjenetike.

“AUV sot duhet të na i dorëzojë rezultatet për atë se ku është gjetur fara dhe ne duhet të lëshojmë kontroll inspektues, që të kontrollojmë dhe të mbërrijmë deri tek importuesi, deri tek bartësi i farës. Kjo do të përcaktohet ditëve të ardhshme”, deklaroi për MIA-n drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Bllagoj Indov.

Ai thekson se importimi i farës së modifikuar gjenetike nuk ndalohet, por duhet të jetë me certifikatë dhe e deklaruar.

Sipas tij, përgjegjësi gjithsesi se do të ketë, në pajtim me rregullat ligjore. Janë të mundshme gjoba apo marrje e licencës për importim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button