Zjarr në një stallë në komunën Butel
Në një zjarr, i cili mëngjesin e sotëm shpërtheu në një stallë me objekt ndihmës në rrugën “Mrezhiçka” pa numër në komunën e Butelit, është shkaktuar dëm material prej rreth 120 mijë denarë.
Siç informoi Njësiti territorial për shuarje të zjarrit i Qytetit të Shkupit, zjarri tek ata është denoncuar përmes linjës telefonike në orën dy të mëngjesit, transmeton MIA.
Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar tre automjete dhe shtatë zjarrfikës nga ora 2:00 deri në orën 4:30 të mëngjesit.
Në zjarr janë përfshirë 150 metra katrorë.