Xhesika Berberi zbulon kërkesat e saj për të dashurin e zemrës!

Xhesika Berberi, modelja shqiptare me një bukuri të veçantë po vazhdon me sukses të krijojë një karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modelja konsiderohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe shpesh bëhet pjesë e rubrikave rozë, por deri më tani, ende se kemi parë në krahët e ndonjë mashkulli, shkruan Bordo.al.

Kjo do ketë qenë edhe arsyeja, që një nga fansat e ka pyetur se çfarë kërkon ajo te një mashkull?

E në fakt, Xhesika nuk ka përtuar për t’i renditur kërkesat e saj, të cilat mesa duket i paska mjaft të qarta, dhe fundja mëse të realizueshme. Pse jo, një bukuroshe si ajo, nuk është e lehtë ta kesh në krahë.

“Të ketë zemër të madhe, të më bëjë të lumtur dhe të më vlerësojë për atë që jam e të më japë vëmendje. Të më dojë dhe të jetë i sinqertë e të ketë dëshirë të dëfrejë, me mua sigurisht”, ka qenë përgjigja e Xhesikës.

Ja pra kërkesat u parashtruan, kush i përgjigjet të ngrejë dorën. Ne presim kë do të zgjedhë e bukura Xhesikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button