Dimitrov sot takohet me Pompeon në Departamentin e Shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot pasdite në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit Majkëll Pompeo, përcjell Alsat M. 

Takimi i Dimitrovit me sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo është caktuar për në orën 14:00 sipas kohës lokale.

Dimitrov, siç kumton MPJ, krahas takimit me sekretarin e Shtetit Pompeo, është paraparë që të takohet edhe me përfaqësues të lartë të administratës amerikane – Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Departamentit të Shtetit, Kongresit, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe institucione të tjera në Uashington.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë mbrëmë realizoi takime me përfaqësues të Fondacionit Heritixh dhe Shkollës për studime avancuese ndërkombëtare pranë Universitetit Xhons Hopkins.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button