Konkursi për koncesionerin e ri të Liqenit të Ohrit do të hapet së shpejti
Në procedurë qeveritare është procedura për shpallje të konkursit për zgjedhje të koncesionerit të ri të Liqenit të Ohrit.
Siç informoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, në konsultim me shërbimet profesionale nga Ohri dhe institutet, është bërë ndryshim në bazat e peshkimit për mbrojtje më të mëdha të fondit të peshqve, transmeton Alsat M.
“Janë pranuar të gjithë propozimet që mbërritën në pjesën e mbrojtjes së belushkës dhe troftës së Ohrit. Me këto ndryshime të bazave të peshkimit kemi siguri edhe më të madhe. Sapo të përfundojë procedura qeveritare, formimi i komisioneve dhe aktivitetet e tjera që janë në procedurë do të shpallet”, tha Nikollovski.
Ministri resor pohon se edhe krahas asaj që Liqeni i Ohrit nuk ka koncesioner i cili duhet të kujdeset për ruajtjen e fondit të peshqve dhe ta mbrojë nga vjedhës të peshqve, Inspektorati me sukses e përfundoi punën e tij.
“Do t’i publikojmë jo-ligjshmëritë e konstatuara dhe do të kemi procedurë transparente për zgjedhje të koncesionerit të ri në pajtueshmëri me bazat e ndryshuara të peshkimit të cilat i japin mbrojtje më të madhe kësaj bukurie natyrore”, thekson Nikollovski.
Liqeni i Ohrit momentalisht nuk ka koncesioner. Me vendim të Qeverisë është marrë koncesioni për shkak të, siç informoi ministri, mospërmbushjes së disa obligimeve ligjore të cilat duhet t’i kryejë koncesioneri