Qeveria gjermane me fjalë miradije për ekonominë turke

 Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, është shprehur afirmativisht për ekonominë turke gjatë një brifingu me gazetarë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne gjithmonë kemi shprehur një interesim për marrëdhënie të mira me Turqinë”, tha Seibert.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, ai përmendi edhe bisedën telefonike të javës së kaluar mes presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdoğan dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ku është konfirmuar një takim mes ministrave të Financave të të dyja vendeve, i cili do t’i paraprijë vizitës së Erdoğan-it në Gjermani, të caktuar për datat 28-29 shtator.

Paralelisht me këtë, sekretarja e Unionit Social Demokratik (CDU) në pushtet, Annegret Kramp-Karrenbauer ka cituar një pohim të kancelares gjermane Merkel, thënë në një takim partiak, se “Turqia aktualisht nuk ka nevojë për mbështetjen tonë lidhur me situatën ekonomike në të cilën ndodhet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button