Shqiptari 37-vjeçar mbytet në lumë duke shpëtuar fëmijët

Një 37-vjeçar shqiptar humbi jetën në lumin Tanaro në Itali, në përpjekje për të shpëtuar 2 fëmijët e tij, të cilët u rrëmbyen nga rrjedha e ujit. 

Mediat italiane bëjnë të ditur se Arben Mojshi, emigrant i rregullt në Asti të Italisë, kishte vendosur të kalonte fundjavën buzë lumit, në Antignano, bashkë me familjen e tij. 

Por ajo që duhet të ishte një ditë e bukur, u shndërrua në një tragjedi për familjen Majoshi. Dy fëmijët, 6 dhe 8 vjeç, u futën në lumë për tu freskuar, por u rrëmbyen nga rrjedha e ujit. 37-vjeçari hyri menjëherë në lumë dhe arriti të shpëtonte vogëlushët, por më pas humbi ndjenjat dhe u zhduk në ujë. 

U deshën orë të tëra kërkimesh të zjarrfikësve, të ndihmuar nga një helikopter për të gjetur trupin e 37-vjeçarit shqiptar, i cili u gjet rreth 20 metra larg vendit të ngjarjes./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button