Shkatërrohet grupi kriminal në Korçë, 7 persona në arrest për kultivim kanabisi

Një grup kriminal i cili merrej me kultivim narkotikësh është goditur nga Policia e Korçës.

Mësohet se 7 shtetas janë vënë në pranga ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni është ndjekur me metoda special hetimi, përmes përgjimit, vëzhgimit, kamulfimit dhe agjentëve policor të atashuar në zonën ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kriminal në fshatin Velçan, transmeton Albeu.com.

Hetimi intensiv, nisi me regjistrimin e çështjes në Prokurori dhe mbajtjen nën vëzhgim të personave të dyshuar që porositën dhe po merreshin në terren me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve të kanabisit.

Qëllimi ishte, ashtu siç u finalizua gjatë operacionit policor, të goditeshin jo vetëm kultivuesit, por edhe organizatorët dhe sponsporizuesit e këtij aktiviteti kriminal.

Kështu janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas dhe 2 u shpallën në kërkim, disa prej tyre të implikuar edhe më herët në kultivim dhe shitje droge.

Ata janë:

· Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, (në rolin e organizatorit)

· R.B, 17 vjeç,(kultivues)

· Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç, (kultivues)

· Armand Pashollari, 30 vjeç, (kultivues)

· Jani Ibrahimllari, 49 vjeç,(kultivues)

· Vendim Fejzaj, 27 vjeç, (kultivues)

· Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip “Shotgun”, pa leje (në rolin e rojes).

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

· N.I, 36 vjeç,(organizator)

· E.Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (bashkëpunëtor në kultivim).

Në lidhje me këtë rast u bë ndalimi edhe i shtetasit Enver Pashollari, 59 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Velçan, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të shtetasve të mësipërm.

Gjatë operacionit u dokumentua veprimtaria kriminale e ushtruar në territorin e fshatit Velçan, Njësia Administrative Gorë, në të cilin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një sasi bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button