fbpx

Daçiq: Kosova shpalli pavarësinë njëanshëm, me demarkacion nuk do të ndodhë e njëjta

Kosova ka shpallur njëanshëm pavarësinë, por për demarkacion nuk mund të vendosë në të njëjtën mënyrë, pasi ekzistojnë disa gjëra të cilat nuk mund të bëhen ashtu, tha sot shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, përcjell Koha.net.

“Nuk ka hapa në këtë drejtim derisa të arrihet një marrëveshje”, tha Daçiqi në një konferencë shtypi i pyetur lidhur me deklaratat rreth korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Ai kujtoi se vazhdimisht kishte vënë në dukje se nuk ka dilemë nga pala serbe për kompromis, por edhe pala tjetër, sipas tij, duhet të deklarojë nëse ajo dëshiron, shkruan KsP.

“Dialogu do të vazhdojë në shtator, siç tha presidenti Aleksandar Vuçiq. Nuk e di nëse do të ketë më shumë takime jashtë këtij dialogu në forume të ndryshme ndërkombëtare. Aktualisht nuk kemi asnjë propozim rreth të cilit është arritur ndonjë marrëveshje. Ndonjëherë përshtypja është krijuar sikur gjithçka është zgjidhur”, tha ai.

Me rastin e deklaratave se Kosova dëshiron të marrë Bujanocin dhe Preshevën, Daçiqi tha se këto janë të gjitha “fjalë boshe” dhe se nëse dikush dëshiron të diskutojë seriozisht këtë, duhet të jetë pjesë e një projekti serioz.

“Ne duam zgjidhjen më pak të keqe për të gjithë. Ata gjithashtu do të donin që vendet që nuk janë nga ky rajon të ndjekin procesin dhe të mbështesin zgjidhjen që arrijmë”, tha Daçiqi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close