Papa zotohet për “zero tolerancë” ndaj abuzimeve seksuale

Papa Françesku u është drejtuar me një letër të gjithë katolikëve në botë, pas zbulimit të abuzimeve seksuale për dekada të tëra në Shtetet e Bashkuara nga priftërinjtë dhe fshehjen e këtyre skandaleve nga peshkopët e tyre, transmeron REL. 

Në letrën e tij, drejtuar 1.3 miliardë katolikëve në mbarë botën, Papa Françesku ka kërkuar falje për këto krime, duke pranuar se dhimbja e viktimave “është injoruar për një kohë të gjatë, është mbajtur e fshehur dhe është mbajtur e heshtur”.

Më 17 gusht, një Juri e Madhe në Pesilvani ka raportuar se të paktën 1 mijë fëmijë kishin qenë viktima të abuzime seksuale nga rreth 300 priftërinj gjatë 70 vjetëve. Raporti po ashtu gjeti se peshkopët e Kishës Katolike Romake vazhdimisht ka dështuar që të mbrojë fëmijët nga abuzimet seksuale ose që të ndëshkojë keqbërësit.

Papa Françesku këtë letër e ka shkruar në shtatë gjuhë të ndryshme duke iu referuar raportit për ngjarjet në Pensilvani. Kreu i Kishës Katolike ka pranuar se asnjë kërkim-falje ndaj viktimave nuk do të jetë e mjaftueshme, por është zotuar se gjëra të tilla “nuk do të ndodhim më”.

Raporti “në detaje ka treguar eksperiencat e të paktën një mijë të mbijetuarve, viktima të abuzimit seksual, se forca e abuzimit dhe e ndërgjegjës së priftërinjve për më shumë se 70 vjet”, ka shkruar Papa.

“Është thelbësore se ne, si Kishë, të jemi në gjendje të pranojmë dhe dënojmë – me dhimbje dhe turpërim – se mizori të tilla të kryera nga personat e shenjtëruar, klerikët dhe të gjithë ata që i është besuar misioni i përkujdesjes ndaj atyre që kanë më shumë nevojë”, ka shkruar Papa.

Siç ka bërë edhe paraardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, Papa Françesku ka premtuar “zero tolerancë” ndaj abuzimit të fëmijëve, por skandalet seksuale kanë ndodhur përgjatë viteve, ku janë përfshirë priftërinj në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button