“Bomba”, Janakieski në koordinim me një qendër për anketa për zgjedhjet

Në dy “bombat” e publikuara në seancën e lëndës “Titanik”, bisedojnë koordinatori i Qendrës për Hulumtime të Mendimit Publik të Institutit për Hulumptime nga Shkupi (QHMPI), Vlladimir Bozhinovski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, njofton Portalb.mk.

Në bisedën e 30 majit të vitit 2011, Bozhinovski i thotë se problem për zgjedhjet në vitin 2011 është Njësia Zgjedhore 4, sipas anketës që ai e ka bërë: Edhe unë u nervozova shumë, nuk prita. Asgjë, ti do tëvazhdosh fortë deri në fund dhe ajo është ajo”, i thotë Bozhinovski Janakieskit.

Ish ministri i thotë Bozhinovskit se është i dëshpëruar nga anketa në Njësinë Zgjedhore 4. Bozhinovski thotë se është e mundur që të bëhet gabim margjinal prej -/- 3%: Ti mos u bëj merak. Të thamë se jemi në kufi. Nesër do ta përsëris anketën edhe një herë”.

Bozhinovski i thotë se është i shqetësuar për daljen e votuesve në Njësinë Zgjedhore 4.

“Katërshja për mua është kruciale. Atje punohet shumë”, i thotë Bozhinovski Jankieskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button