fbpx

Kryetari i ri i KSHZ-së, Derkovski dëgjohet në “bomba” se si ka marrë urdhra nga Janakieski për ditën e votimit

Kryetari i ri i KSHZ-së, Oliver Derkovski, është i përfshirë në materialet e përgjuara të cilat i ka Prokuroria Speciale ose të njohura në opinion si “bomba”, njofton Portalb.mk.

Gjatë seancës së sotme të rastit “Titanik”, më 30 maj 2011, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Derkovskit, i cili atëherë ka qenë atëherë ka qenë drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë, i thotë se do të marrin materiale gjegjësisht pankarta dhe udhëzime për ditën e votimit.

“Tanët të pinë kafe deri në ora 7 në shtab. Deri në 9 të votojnë. Deri më 10 të votojnë miqtë dhe familjarët, deri më 12 të punësuarit, ndërkaq më pas të pacaktuarit”.

Janakieski Derkovskit i thotë se i duhet listë me aktivitete konkrete për ditën e votimit.

Në një bisedë tjetër, Janakieski kontakton me eprorin e Policisë së Komunikacionit në Radovish, Gjorgji dhe i thotë: Keni mjaft ndikim në Konçe. Të kontaktoni atje me ekipin tonë dhe të bëjnë një raund derë më derë.

Ndaj kësaj, eprori e pyet nëse duhet t’i lajmërohet dhe ta njoftojë se çfarë kanë bërë, Janakievski e konfirmon.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close