Gjokoviq hyn në histori

Ish-numri 1 i renditjes botërore në tenis, Novak Gjokoviq, është bërë tenisti i parë që i fiton gjithë turnetë Masters 1.000, duke triumfuar ndaj Roger Federer në Cincinnati.

Serbi 31-vjeçar, 5 herë finalist i turneut, mposhti 7-herë kampionin Federer 6-4, 6-4, duke thyer një mallkim, sepse ishte mundur në 3 finalet e mëparshme kundër zviceranit, njofton Koha.net.

Për Federer ishte shansi për të arritur triumfin e 99-të në karrierë dhe për të çuar në 23-23 bilancin e përballjeve me rivalin serb.

Gjithsesi, që në fillim Gjokoviq ushtroi presion konstant, derisa kaloi ne avantazh 4-3 dhe duke fituar më pas setin e parë 6-4. Federer e nisi më mirë setin e dytë, duke shkuar në avantazh 2-0, para se Gjokoviq të reagonte, duke barazuar e duke marrë më pas avantazhin 4-3, para se të mbyllte gjithçka sërish 6-4.

“Është një moment shumë i veçantë. Është hera e parë që fitoj një trofe në Cincinnati”, deklaroi Gjokoviq pas triumfit të tij të parë.

Tani Gjokoviq, i kthyer në formë perfekte pas një mungese të gjatë, kërkon të triumfojë edhe në US Open, ku ka fituar 2 herë trofeun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button