Turkish Airlines thyen rekord ditor të pasagjerëve të shërbyer

Kompania ajrore turke Turkish Airlines (THY) duke u shërbyer 253.000 pasagjerëve në 1.547 fluturime të shtunën, thyen rekordin e përditshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i THY-së, Bilal Ekşi, në Twitter ka shpërndarë informacionet mbi numrin e pasagjerëve të ditës së parë prej nëntë ditëve aq sa është shënohet Kurban Bajrami në Turqi.

“Dje thyem rekordin historik. Dërguam 253.000 pasagjerë në 1.547 fluturime drejt të dashurve të tyre dhe realizuam një përqindje prej 75 për qind të fluturimeve me kohë”, tha Ekşi, duke shtuar se po përpiqen të ofrojnë shërbime edhe më të mira për udhëtarët e tyre gjatë sezonit dhe falënderoi udhëtarët që përdorin Turkish Airlines.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button