Tetovë, Prokuroria deklarohet për djegien e deponisë para një viti

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot ka njoftuar se ende nuk ka vendim prokurorial për rastin e djegies së deponisë së Tetovës, transmeton Portalb.mk. Nuk janë kompletuar as dëshmitë materiale dhe verbale.

“Prokurori përgjegjës i Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës në mënyrë aktive punon në lëndën e deponisë së djegur në Tetovë. Pas kompletimit të dëshmive materiale dhe verbale, do të sillet edhe vendim prokuroria adekuat”, thanë për Portalb.mk, nga PTHP Shkup.

Ndryshe, më 19 gusht u bë një vjet që kur deponia e Tetovës u djeg dhe tetovarët për një javë thithën ajër, i cili nga mjekët u cilësua si kancerogjen dhe me pasoja afatgjate. Zjarrvënësi ende nuk dihet, kurse për të njëjtin Kodi Penal parasheh dënim me burg. As Komuna e Tetovës nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur me rastin.

Nga Komuna e Tetovës deklaruan se detyrë e tyre ka qenë që të denoncojë pistat e zjarrit, të tjerat në vijim janë detyrë e organeve të rendit.

LEXO: Ende nuk ka asnjë informatë kush e ka ndezur zjarrin në deponinë e Tetovës!
LEXO: Prokuroria Publike deklarohet për “piromanët” e deponisë së Tetovës

Një vjet nga djegia e deponisë së Tetovës, zjarrvënësit ende në liri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button