“Duam Çair të Pastër”: Kujdes ku do t’i hidhni plancët e kurbanit

Lëvizja për mjedis të pastër “Duam të Çair të Pastër” ka dërguar lutje deri te qytetarët e Maqedonisë, që pas kryerjes së ritualit fetar, therjes së kurbanit të bajramit, plancët dhe pjesët tjera që nuk shfrytëzohen për shpërndarje, të mos hedhen në kanalizime, njofton Portalb.mk.

“Lutje deri te qytetarët e Maqedonisë! Në prag të prerjes së kurbaneve për hir të kurban – Bajramit apo festes së Sakrificës, ju lusim që të keni kujdes ku t’i hidhni plancët dhe pjesët tjera të kurbanit që hidhen! Mos i hidhni ne kanalizim sepse i bëni dëm tërë shoqërisë por edhe vetes, sepse një pikë shi kur bie na kthehen fekalet në podrumet tona”, thuhet në kumtesën e DÇP-së.

Nga kjo lëvizje lutje kanë dërguar edhe deri te komunat, që të organizohet therja e kurbanit, që të kenë qytetarët ku të drejtohen.

“Lusim komunat, që të marrin për sipër organizimin e hedhjes së mbeturinave të kurbanit, që të dinë qytetarët ku të drejtohen e të mos merr secili masa si t’i teket”, thonë nga DÇP-ja

Ky reagim i Lëvizjes DÇP vjen për shkak se nesër besimtarët e konfesionit islam festojnë Kurban Bajramit, me ç’ rast si një ritual me të cilin veçohet kjo festë është therja e kurbanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button