202 shoferë janë dënuar për vozitje të shpejtë, 45 kanë qenë nën ndikim të alkoolit

Gjatë vikendit 202 persona në Shkup kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërkaq 45 kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, njofton Portalb.mk.

Sipas buletinit policor, gjatë vikendit kanë ndodhur 31 fatkeqësi komunikacioni, ndërkaq 26 persona kanë marrë lëndime të lehta. Në 13 aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni janë dëbuar 47 vozitës të cilët kanë vozitur përpara se të marrin patentë shoferi dhe 11 vozitës fillestar.

Policia e komunikacionit ka dëbuar nga komunikacioni edhe 39 automjete të paregjistruara, ndërkaq ka dënuar edhe 120 persona për parkim jo të drejtë.

Në të kuqe kanë kaluar 16 vozitës, ndërkaq 7 të tjerë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në viza të bardha.

24 vozitës të mopedëve dhe motoçikletave nuk kanë shfrytëzuar helmeta mbrojtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button