“Bombë”, Janakieski u thotë inspektorëve në Strumicë: T’u thoni se mielli është kancerogjen

Në Gjykatën Penale të Shkupit është duke vazhduar dëgjimi i bisedave të përgjuara ose siç njihen në opinion si “bomba” që lidhen me rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Në disa biseda të 30 majit 2011, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski e porosit ish-drejtorin e DAP, Goran Trajkovski, siç thuhet në bisedë, për inspektime të forta në lagjen rome në Strumicë.

“Çdo ditë të ketë inspektime atje”, tha Janakieski. Por, Trajkovski iu ankua se nuk mundet që menjëherë t’i mbyllin shitoret: “Nuk e keni ndërruar ligjin”.

“Cili inspektor është kompetent për miellin?”, pyeti Janakieski dhe konfirmoi se në një nga shitoret në lagjen rome ka miell. “Ju lutem bëni inspektime çdo ditë”, tha Janakieski. Ai bashkëbiseduesit i tha se Zoran Zaev me miellin do të blinte vota në lagjen rome. “Të mos lëvizin me inspektime deri sa nuk i mbyllin shitoret”, porosit Janakieski. “T’u thuani se mielli është kancerogjen”, shtoi ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button