“Eleganca” femërore e Genta Spahija Mirzo – gërshetuese e folklorit shqiptar (FOTO)

Me ngjyra kuq e zi, me material prej kadifeje dhe duke gërshetuar folklorin shqiptar, piktorja Genta Spahija Mirzo në Çifte Hamamin e Dibrës solli “Elegancën” femërore, njofton Portalb.mk.

Ekspozita “Elegancë” do të jetë e hapur deri më 23 gusht.

Nëpërmjet ornamenteve të ndryshme dhe formave shpesh herë gjeometrike, dhe me ngjyra kuq e zi, tek artdashësit dibran, por edhe më gjerë, “Elegancë” simbolizoi edhe xhumbletat shqiptare.

“Frymëzimi im vjen nga xhubleta shqiptare e cila përdoret nga malësoret shqiptare, duke filluar nga malësia e Shkodrës, për të vazhduar në Plavë të Malit të Zi. Është kjo veshje që në formën e saj, si një kambanë dhe ornamente plot figura të ndryshme, ngacmoi krijimin artistik për këtë ekspozitë”, u shpreh Spahija – Mirzo për Portalb.mk.

Piktorja Spahija – Mirzo shprehet e kënaqur nga mënyra se si “Eleganca” e saj u prit në Dibër.

“Qytetarët e mirëpritëm ekspozitën. Edhe përskaj harresës së artit, artdashësit ishin të prirur për ta vlerësuar dhe për ta përkrahur “Elegancën””, u shpreh Genta Spahija Mirzo.

Vajzat elegante – cikël i mbyllur i koleksionit artistik

“Veprat të punuara në letër kadife, dhe me të zezën e thellë të rapitografit, arriti që vajzat elegante, të jenë një cikël i mbyllur i koleksionit tim”, tha Genta Spahija Mirzo.

“Elegancë” është ekspozita e dytë që piktorja Genta Spahija Mirzo ka sjellë në Maqedoni, por është e para që është hapur në Dibër. Ekspozita e parë e saj është mbajtur në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, dhe qe pritur mjaft mirë nga qytetarët.

Ekspozita “Elegancë” e Genta Spahija Mirzos
Ekspozita “Elegancë” e Genta Spahija Mirzos

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button