Ekuadori i mbyll derën emigrantëve nga Venezuela

Ekuadori ka vendosur rregulla të reja për të ndaluar emigrantët venezuelianë që të hyjnë në vend pa pasaportë, duke lënë shumë persona të bllokuar në Kolumbinë fqinje, njofton TCH.

Mijëra venezuelanë që ikin nga kriza ekonomike dhe politike e vendit të tyre kanë kaluar në Ekuador nga Kolumbia, duke përdorur vetëm karta identiteti. Shumica e tyre duan të shkojnë në jug, për t’u bashkuar me anëtarët e familjes në Peru dhe Kili.
Kolumbia ka protestuar kundër masave të reja, duke thënë se njerëzit e sëmurë dhe të moshuar do të bllokohen në anën e saj të kufirit.

Venezuela ka vuajtur për vite me radhë nga inflacioni i lartë dhe mungesa e ushqimit dhe ilaçeve. Më shumë se një milion emigrantë venezuelianë kanë hyrë në Kolumbi në 15 muajt e fundit, sipas vlerësimeve zyrtare dhe më shumë se 4 000 janë duke arritur në kufirin e Ekuadorit çdo ditë.

Vendimi i Ekuadorit për të mbyllur kufirin për personat pa pasaporta hyri në fuqi të shtunën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button