Shqiptari tenton të kalojë kufirin me gruan në bagazh

Një shtetas shqiptar u ndalua nga policia maqedonase në vendkalimin Bogorodicë midis Greqisë dhe Maqedonisë, pasi tentoi që të kalojë ilegalisht gruan e tij nga territori grek në Maqedoni.

Pas kontrollit të makinës me të cilën udhëtonte 35-vjeçari shqiptar A.M, policia ka zbuluar në bagazhin e mjetit bashkëshorten e tij 26 vjeçare, E.M.

Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme bëri të ditur se shtetasi shqiptar paraprakisht kishte deklaruar se nuk kishte asgjë në makinën, por pas kontrollit të saj, është gjetur në bagazh bashkëshortja e tij.

Ndaj 35-vjeçarit është vendosur masa e paraburgimit prej 20 ditësh, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij pritet të ndërmerren masa tjera, për shkak se ajo nuk kishte dokumente personale.

Lajme të ngjashme

Back to top button