Zelandë e Re: Ministrja shkon me biçikletë në spital për të lindur foshnjën e saj

Ministrja nga Zelanda e Re, Julie Genter, ka ngarë biçikletën deri në spital për të lindur foshnjën e saj.

Ajo ishte në javën e 42 të shtatzënisë së saj kur ka marrë biçikletën dhe është nisur për në spital.

Anëtarja e Partisë Gjelbër, ka thënë se veproi kështu “pasi që nuk kishte pasë mjaftueshëm hapësirë në veturë”, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Ajo vet ka publikuar fotografi në Instagram bashkë me bashkëshortin e saj duke shijuar mëngjesin e kësaj së diele duke ngarë biçikletën.

Genter – 28 vjeçare është ministre e Transportit në Zelandën e Re dhe gjithashtu njihet si përkrahëse e madhe e çiklizmit.

“Kështu është, na uroni fat”.

“Partneri im dhe unë udhëtuam me biçikletë pasi që nuk kishte mjaftueshëm hapësirë në veturë për pjesën e mbështetësve, por që kjo më ka bërë që të jem në humorin më të mirë të mundshëm”, ka shkruar ajo.

Julie Genter poses with her partner Peter and their bikes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button