Janë sekuestruar 247 kilogram marihuanë në kufirin greko-shqiptar

Policia greke në dy aksione të ndryshme konfiskoi 247 kilogram marihuanë të sjellë nga Shqipëria.

Në rastin e parë në Nea Selekfia, në Igumenicë, patrulla e policisë ka zbuluar 145 kilogram në një automobil të braktisur.  Është konfirmuar se vetura ishte vjedhur më 13 korrik të këtij viti në Kordelio Evosmu. Vazhdon hetimi për zbulimin e hajdutëve të veturës dhe kontrabandistëve të drogës.

Në Kompot, në Arta ishte ndaluar një automobil i cili vinte nga drejtimi i rripit të gjelbër kufitar. Në veturë kishte 100 pako me 102 kilogram mariuhanë. Është arrestuar një greke e moshës 52 vjeçare, e cila e ngiste veturën ndërsa policia po kërkon  pronarin e veturës, grekun 29 vjeçar.

Edhe krahas patrullave të përforcuara kufitare nga të dyja anët e kufirit dhe ndihmës së kufirit grek nga pjesëtarët e Fronteks, kontrabandistët e drogës nuk pushojnë.

Këtë e konfirmojnë edhe përpjekjet e parandaluara dhe droga e sekuestruar. Statistika policore greke konfirmon se vetëm në këtë rajon në periudhën e kaluar të këtij viti janë konfiskuar disa tonë, përderisa në gjithë territorin e Greqisë më shumë se shtatë tonë marihuanë, të sjellë nga Shqipëria. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button