Fazli ishte emri i Adem Jasharit, Bekim Jashari publikon dokumente (FOTO+VIDEO)

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka publikuar dokumtete tjera pas atij të mbrëmshmit për të dëshmuar se data e lindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, është 28 nëntor 1955.

Jashari që është djali i heroit Hamëz Jashari – vëllait të Adem Jasharit, ka treguar me publikimin e këtyre dokmunteve se komandanti legjendar kishte pasë emrin Fazli, njofton Klan Kosova.

“Në dokumentet të paraqitura, shihet edhe një detaj, që mbase dikush nuk e ka ditur për emrin fillestar të Adem Jasharit. Gjyshi i tij, për të ripërtërirë emrin e babait të vet, ia kishte vënë emrin Fazli por që të gjithë në familje vetëm Adem e thërrisnin. Dhe tek pas disa viteve, prindërit e tij ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ky hap i marrë nga ana e tij vjen pas deklarimit të analistit Nexhmedin Spahiu që data e lindjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari është e falsifikuar.

Bekim Jashari në videon e postuar nga vet ai e quan Spahiun psikopat dhe njeri që mund ta ketë porositur dikush për shpifje.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit:

“Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të caktuara nga dikush…

Kapakun po ia vëmë me shënime, më zyrtare të mundshme të Gjendjës Civile në Prekaz të Epërm, referuar Librit Amëz, në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjës dhe vdekjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë.
Sa për informatë, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në dokumentet të paraqitura, shihet edhe një detaj, që mbase dikush nuk e ka ditur për emrin fillestar të Adem Jasharit. Gjyshi i tij, për të ripërtrirë emrin e babait të vet, ia kishte vënë emrin Fazli por që të gjithë në familje vetëm Adem e thërrisnin. Dhe tek pas disa viteve, prindërit e tij ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem (Shih dokumentet e gjuhën serbe).

Fakte të tjera që dëshmojnë atë që dihet tashmë botërisht, e të cilën e kam paraqitur mbrëmë, nuk ka.
Të tillët e sojit të Nexhmiut, mund të kenë, por ato nuk janë fakte, por janë qellime të rrezikshme”.

No automatic alt text available.
No automatic alt text available.

No automatic alt text available.
No automatic alt text available.
Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button