Me propozim-ligjin e ri, kazinot dhe bastoret duhet të jenë 500 metra larg institucioneve arsimore

Kazinotë dhe bastoret ku parashihet luajtja e lojërave të fatit obligativisht të jenë në largësi së paku 500 metra nga fakultetet, universitetet, institutet, bibliotekat, çerdhet për fëmijë, shtëpi për kujdes të fëmijëve pa prindër dhe institucione të ngjashme, parasheh propozim – ligji i ri për ndryshim dhe plotësim të ligjit për lojëra të fatit, i cili ka hyrë në procedurë kuvendore, njofton Portalb.mk.

“Largësia e hapësirës deri te objekti ku do mbahen lojërat e fatit konstatohet nga kufiri i parcelës ndërtimore në të cilën është i ndërtuar objekti dhe hyrja e hapësirës në të cilën luhen lojërat e fatit”, thuhet në propozim – ligj.

Ndryshe, propozimi paraprak ishte që largësia të jetë 300 metra, megjithatë disa nga komunat, si ajo e Çairit, Gostivarit dhe Tetovës janë ankuar dhe kanë kërkuar që largësia nga institucionet arsimore të jetë 500 metra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button