Një ish-i punësuar në MPB qëllimisht ka fshehur vepër penale

Një pensionist i puënsuar në MPB me inicialet B.A (56) me qëllim ka fshehur vepër penale që e njëjta të vjetërohet.

Ai fitoi kallëzim penal nga Sektori i Punëve të Brendshme për vepër të kryer penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Tanimë ish i punësuari në MBP në vitin 2006 si shef i sektorit për të huajt dhe riatdhesim – Kumanovë i ishte dhënë lëndë me material zyrtar për një person nga Kumanova i cili ka falsifikuar dokumente udhëtimi.

Për këtë person punonjësi i pensionuar i MPB-së i urdhëroi inspektorit që të mos përgatis kallëzim me çka iu mundësua personit në fjalë që të evitojë përgjegjësi penale për shkak të vjetërsimit të veprës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button