MPJ me notë protestuese ndaj Greqisë

Ambasadorja greke, Aleksandra Papadopolu mori notën e protestës të cilën e dërgoi Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me ngjitëset mbi targat e reja të regjistrimit të automjeteve të qytetarëve të Maqedonisë gjatë hyrjes në Greqi dhe kërkoi menjëherë që të ndalohet kjo, siç thonë, praktikë jolegjitime.

MPJ-ja në notën e vet të protestës thekson se targat e reja të regjistrimit janë në pajtueshmëri me standardet e BE-së dhe me standardet e pranueshme ndërkombëtare dhe se praktika e Greqisë nuk është në pajtim me obligimet e ndërmarra me Marrëveshjen e përkohshme.
Praktika e tillë e re e shërbimeve kufitare greke është në pajtim me Memorandumin për masa praktike të vitit 1995 i cili ka të bëjë me implementimin e Marrëveshjes së përkohshme me të cilat lehtësohet lëvizja e njerëzve dhe mallrave, qëndron nota protestuese. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button