Liberalizimin e vizave nuk e afekton asnjë proces tjetër

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë se liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës nuk mund ta pengojë asnjë proces tjetër politik.

 Sipas saj, liberalizimi i vizave nuk mund të përdoret as si presion që Kosova të nënshkruajë marrëveshjen finale më Serbinë.

Në opinion në Kosovë së fundmi është hapur tema e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar që çështja e kufirit me Serbinë, do të duhej të përfshihet në marrëveshjen për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që nga viti 2011. Sipas Bashkimit Evropian në fund të këtij procesi, të dyja vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve e cila, pos tjerash, i çon të dyja vendet drejt integrimeve evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button