Ministria e Arsimit flet për vonesën e pagave të arsimtarëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shprehur shqetësim në lidhje me vonesën e rrogave për arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme në vend. Nga kjo ministri sigurojnë se nga ana e tyre janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme që mjetet të gjenden në llogaritë rrjedhëse, thuhet në një njoftim për media nga MASH, përcjell Portalb.mk.

“Sikurse është e caktuar edhe me ligjet përkatëse, Ministria e Arsimit dhe Shkencës  ka dërguar deri te Ministria e Financave gjithë dokumentacionin  e nevojshëm për realizimin e rrogave dhe, mesa kemi marrë informacion kthyes nga Ministria e Financave edhe atje është gjithçka gati për realizimin  e pagave në shkollat fillore. Pra, tani u ka mbetur shkollave të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme të transfererve financiare, që rrogat e të punësuarve të kalojën në llogaritë e tyre rrjedhëse.  Mësimdhënësit dhe të punësuarit në arsim, janë padyshim kategoria e cila meriton vëmendje të veçantë jo vetëm nga neve si Ministri resore por nga të gjithë. Sa i takon Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, në kontekst të pagave po bëjmë të gjitha përpjekjet që jo vetëm të mos ketë vonesa por që së shpejti të bëjmë rritjen e pagave për të punësuarit në arsimi fillor dhe të mesëm”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Arsimit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *