DEASH sulmon trupat amerikane në Dejrizor të Sirisë

Pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH kanë kryer tre sulme në Dejrizor, në kufirin siriano-iraken, raporton Anadolu Agency (AA).

Shënjestër të sulmit ishin ushtarët amerikan të stacionuar në fushën më të madhe të naftës në vend. Gazetari i AA-ë nga ky qytet sirian raporton se sulmi është kryer mbrëmë.

Sulmi i parë ka ndodhur në fushën e naftës Al-Omer. Dhjetra terroristë me ndihmën e automobilëve-bombë sulmuan njësitë e banimit ku janë stacionuar ushtarët amerikan.

Intervenuan aeroplanët e forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA, ndërsa ka shpërthyer një makinë ku ishte vendosur një bombë, me ç’rast një civil humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.

Nga gjysma e tetorit terroristët morën fushën e naftës Al-Omar, e cila ndodhet në bregun perëndimor të Eufratit dhe shtrihet drejt kufirit Siri-Irak

Fusha e naftës Al-Omer është më e pasura me naftë në të gjithë vendin me një kapacitet prej 15 mijë fuçi në ditë. Organizata terroriste në Siri aktualisht mban rreth 70 për qind të fushave të naftës nën pushtim. Fushat më të mëdha të naftës në Siri ndodhen në lindje të Lumit Eufrat.

Njëkohësisht është kryer edhe sulmi i dytë në rajonin në mes fabrikës për prodhimin e gazit në zonën Al-Omer dhe lagjen Tayyen. Këtu ka pasuar konflikt me terroristët e YPG/PKK-së.

Pjesëtarët e DEASH-it dje po ashtu kanë kryer sulme ndaj pozitave të forcave të regjimit në perendim të Eufratit, ku u vranë 20 ushtarë të regjimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button