fbpx

Messi tani si kapiten nis mbrojtjen e titullit

Ndonëse pa Cristiano Ronaldon, që u transferua në Serinë A te Juventusi, Primera Division është ende një nga kampionatet më interesante dhe më të ndjekura në botë, përcjell Koha.net. 

La Liga startoi dje, ku u regjistrua surpriza e parë, me Levanten që befasoi andaluzianët e Betisit, duke i mposhtur në shtëpi me rezultatin e thellë 0-3.

Sot në mbrëmje është radha e kampionëve në fuqi, Barcelonës, që të luanë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri, teksa në “Camp Nou” do të presin Alavesin, në një sfidë që do të startojë në orën 22:15.

Me Iniestën e larguar drejt Japonisë, është pikërisht ylli argjentinas, Lionel Messi, kapiteni më i ri i katalanëve, që kanë bërë një merkato interesante, me synimin për të mbrojtur titullin kampion, të cilin e fituan bindshëm në sezonin që lamë pas.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close