fbpx

Shkon në 41 numri i të vdekurve të Genova, Mattarella në funeralin e viktimave

Sot në Genova mbahet funerali i 18 viktimave nga tragjedia e urës Morandi, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 41, transmeton Top Channel.

Makina ku udhëtonte familja Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe e vogla Kristal 9 vjeçe, është gjetur gjatë natës nën rënojat e urës, komplet e shkatërruar nën një bllok të madh betoni.

Ndërkohë, fatkeqësisht kjo nuk është ende një shifër përfundimtare, pasi vijojnë kërkimet nën rrënojat e urës, por sipas apelit mungojnë edhe dy persona.

Në funeralin që do të mbahet për viktimat do të jetë edhe presidenti italian Sergio Mattarella, ndërkohë që në qytete të ndryshme italiane zhvillohet ceremonia e varrimit për viktimat e tjera, të cilat familjet kanë dëshiruar një ceremoni private.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close