BDI-së nuk i pengon nëse zgjedhjet parlamentare mbahen me presidencialet

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistë për Zërin e Amerikës ka komentuar kërkesën e opozitës në Maqedoni për zgjedhje parlamentare, dhe ka thënë se partia e tij nuk është kundër që ato të mbahen me zgjedhjet paralamentare të parapara për në maj të 2019-s, njofton Portalb.mk.

“Kjo është një çështje që do të diskutohet jo vetëm në nivel partish por edhe në takimet që i kemi bashkë me opozitën. Çka është interes shtetëror, çka është në interes të përshpejtimit të proceseve të integrimit evropian, do të ishte e pranueshme për BDI-në. Duhet dakordësi nga të gjitha palët dhe ne nuk do të na pengonte që zgjedhjet të mbaheshin në afatin e zgjedhjeve presidenciale (maj, 2019). Mirëpo kjo do të varet nga bisedimet e marrëveshjet që do të arrihen në mes partive politike. BDI nuk është parti që dëmton proceset. Është parti e cila ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në afrimin e palëve dhe në shtytjen e proceseve drejt realizimit përfundimtar”, tha Ahmeti.

Ahmeti në intervistë ka folur edhe për efektin e ndryshimit të kufijve ballkanik mbi rezultatin e referendumit të 30 shtatorit të Maqedonisë dhe për zërat se brenda partisë së tij ka pakënaqësi, të cilat kanë synim që të marrin postin e liderit të BDI-së.

LEXO: Ali Ahmeti: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, pa efekte negative për referendumin
LEXO: Ali Ahmeti komentoi zërat për pakënaqësitë brenda BDI-së
LEXO: Ahmeti për idenë e Thaçit: Më tepër debat mediatik se sa debat real mbi një substancë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button