Një i burgosur humb jetën gjatë mungesës për uikend

Shkupjani Tomisllav Angellovski (48), i burgosur në “Idrizovë” pas të cilit u lëshua fletarrest për shkak të arratisjes nga burgu, është personi kufoma e të cilit u gjet në pustë në mars të këtij viti në fshatin Lisiçë e Epërme të Shkupit.

Hetimi tregoi se bëhet fjalë për Angellovski, i cili më 8 mars ishte lëshuar për uikend, ndërsa ka vuajtur dënim prej dhjetë viteve për vrasje të kryer në vitin 2004.
Duhej të mbante edhe një vit e shtatë muaj burg. Nga obduksioni u vërtetua se ka vdekur si pasojë e goditjes. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button