Izet Zeqiri: Të ndalohen projektet joproduktive, jo të merret hua!

RDK reagoi sot në lidhje me huamarrjen e re të Qeverisë nga Deutsche Bank, duke thënë se ajo merret për shkak të uljes të të hyrave publike dhe paraqitjes së deficitit në buxhet.

Deputeti Izet Zeqiri tha se huaja i duhet Qeverisë sepse duke analizuar të dhënat nga buxheti, vetëm në katër muajt e para të këtij viti të hyrat e përgjithshme janë zvogluar për 468 milionë denarë, ndërsa TVSH ka zvogëlim për këta katër muaj krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2011 për 265 milionë denarë.

“Të hyrat jo-tatimore gjithashtu janë zvogëluar edhe atë për 965 milionë denarë, shpenzimet kapitale për këta katër muaj janë zvogëluar për 483 milionë denarë. Si rrjedhojë deficiti buxhetor është rritur për 1 miliardë e 28 milionë denarë” – shpjegoi Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

“Nëse analizojmë se për çka po merr hua shteti, atëherë lirisht mund të thuhet se paratë e bankave synojnë shtetin, ndërsa paratë e shtetin synojnë administratën publike dhe punë sociale” – analizoi ai.

Zeqiri tha se që të shmangen huamarrjet e reja duhet që paratë publike të investohen në projekte produktive, e jo në projekte si “Shkupi 2014”.

“Në këtë situatë ne angazhohemi për uljen e shpenzimeve joproduktive, me qëllim që të ulen borxhet publike, ndërsa paratë në vend se të shkojnë në Shkupi 2014 të shkojnë në projekte produktive” – konstaton deputeti Zeqiri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button