Lirohet deputetja Bogujevci, 48 orë ndalesë për aktivistët e VV-së

Është liruar deputetja Saranda Bogujevci, ndërsa shtatë aktivistëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje u është caktuar masa e ndalesës prej 48 orësh. Ata u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni simbolik, e në të cilin hodhën ngjyrë drejt stacionit policor Qendra, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës, transmeton REL.

Sipas Policisë, rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Po sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, gjatë këtij aksioni janë lënduar 10 zyrtarë policorë, si rezultat i dhunës dhe gjuajtjes me gjësende, të cilat ishin të mbushura me ngjyrë. Policët kanë kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa pesë prej tyre ende janë duke u trajtuar në QKUK.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të premten zhvilluan një aksion para stacionit policor Qendra, për të kërkuar mbrojtje të viktimave nga dhuna në familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button