Imran Khan zgjedhet kryeministër i ri Pakistanit

Këshilli Kombëtar i Pakistanit (NA) zgjodhi udhëheqësin e Lëvizjes Pakistaneze të Drejtësisë (PTI), Imran Khan, si kryeministri i 22-të i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kandidatët për kryeministër të Pakistanit në zgjedhjet e sotme ishin Khan, si lider i grupimit më të madh në parlament, si dhe kandidati i opozitë dhe kryetari i Partisë Liga Muslimane e Pakistanit – Navaz (PML-N), Shahbaz Sharif.

Pas numërimit të votave, Imran Khan mori 176 vota nga gjithsej 342 deputet të parlamentit pakistanez, ndërsa kundërshtari i tij Sharif mori 96 vota.

Khan pati mbështetje edhe nga parti të tjera në parlament, si Lëvizja e Bashkuar Popullore (MQM), Partia Kombëtare Avami (ANP), dhe disa deputet të pavarur.

Disa parti, ndër të cilat PML-N, PPP dhe MMA, pretendojnë se zgjedhjet nuk ishin të drejta dhe transparente.

Për t’u zgjedhur si kryeministër i vendit, kanditatit duhet të fitojë votat e mbi gjysmës së shumicës, e cila në rastin e parlamentit pakistanez duhet të jet më së paku 172 vota të deputetëve.

Kahn nesër në prani të presidentit të vendit, Memnun Huseyin, do të jap betimin, me çka do të marrë autorizimin për formimin e qeverisë dhe do të fillojë me detyrën e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button