Gruevski: Brenda një viti do të dihet nëse Samaras dëshiron zgjidhje të emrit!

Brenda gjashtë muajsh deri një vit do të dijmë nëse kryeministri i ri grek Andonis Samaras dëshiron ta zgjidh kontestin me emrin, tha në intervistë në emisionin X/O kryeministri Nikolla Gruevski.

Në pyetjen a është mundur të ketë konsensus mes pushtetit dhe opozitës për definimin e vijave të kuqe të Maqedonisë lidhur me kontestin, Gruevski theksoi se kjo është e pamundur me një opozitë jokonzistente. Sipas tijë, taktika greke bazohet në atë që të blejë kohë me “VMRO-DPMNE-në e fortë” që në psuhtet të vijë LSDM-ja e “butë”.

“Për ne është me rëndësi të sigurojmë zgjidhje të mirë, të pranueshme për shumicën e qytetarëve, e cila do të jetë e qëndrueshme në plan afatgjatë”, thekson kryeministri. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button