Shkup, ajri i ndotur edhe në verë

Ngrohja e amvisërive dhe lëshimi i gazrave nga veturat në komunikacion nuk paraqesin faktorët kryesor të ndotjes së ajrit në Shkup. Sektori civil alarmon se grimcat e dëmshme për shëndetin e njeriut janë prezent edhe gjatë kësaj periudhe të verës. Për këtë shkak, ata u rekomandojnë institucioneve që urgjentisht të marrin masa dhe mos ta presin kohën e dimrit për të vepruar.

Institucionet lokale dhe ato qendrore duhet të dalin në terren për të zgjidhur problemin me ndotjen e ajrit. Veprimet e tyre, siç thonë nga “02 Koalicioni”, nuk duhet të fillojnë atëherë kur të përkeqësohet situata, por gradualisht, duke filluar nga tani, me ekipe të reja duhet të punohen për detektimin e faktorëve të ndotjes, shkruan gazeta KOHA.

Angazhimi i inspektorëve me përvojë, të trajnuar për zbulimin e ndotësve të ajrit, sipas tyre, nuk është i patjetërsueshëm për shkak se të njëjtit në të kaluarën kanë dështuar në përpjekjet për të parandaluar ndotjen e ajrit.

Një ndër arsye sepse sektori civil reagon në këtë periudhë për ndotjen e ajrit është se në disa komuna të kryeqytetit janë paraqitur shenja se ambienti i ndotur ekziston edhe gjatë kohës së verës. Pavarësisht se shumica e qytetarëve të Shkupit gjatë verës nuk qëndrojnë në shtëpi, nga “02 Koalicioni” theksojnë se prezenca e grimcave 20 dhe 80 ug në ajër, janë shenja se dikush, në ndonjë vend kryen veprime të jashtëligjshme për ndotjen e ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button