Poposki: Bullgaria të dërgojë porosi me mbështetje të qartë

Maqedonia nga Bullgaria pret që të jetë lidere në promovimin e integrimeve evroatlantike të të gjitha vendeve në rajon, e jo të kthehemi në ndarje e konflikte, konfrontime dhe pengesa nga e kaluara, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Nikolla Poposki në intervistë për radion nacionale bullgare.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë vlerëson se 20 vite janë periudhë serioze kohore dhe se do të ishte shumë logjike të shohim se dimensioni evropian do të dominojë në marrëdhëniet bullgare-maqedonase dhe në marrëdhëniet në rajon. 

“Nga ndonjëherë na mungon një pikëpamje më e gjerë e cila është receta vetme për marrëdhënie të suksesshme bilaterale. Këtu ndonjëherë mund të paraqitet ndonjë mungesë. Por vetëm kështu mund ta ndërtojmë, dhe ta përmirësojmë imazhin për fqiun dhe më mirë ta njohim”, deklaroi Poposki.

I pyetur për të dhënë koment për deklaratën e kryeministrit bullgar Bojko Borisov se Bullgaria nuk pajtohet me emrin eventual Maqedonia Veriore meqë kjo do të mund të ketë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Poposki thekson se çdo qëllimmirë mund të kontribojë vetëm nëse promovon qasje të integrimit shtesë, e jo vetëm obstruim shtesë.

“Do të doja të shoh mesazhe të cilat do të bazohen në mbështetje konkrete, me një ton pozitiv, në komunikim të zmadhuar mes të dyja shteteve dhe nuk mund të lejojmë që porositë e tilla të shndërrohen në vijë dominuese”, tha Poposki. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button