VMRO-DPMNE po diskuton për (mos)pjesëmarrje në referendum

Kreu i partisë së VMRO-DPMNE-së, mbrëmë ka debatuar për referendumin, por vendim përfundimtar nuk ka miratuar. Në seancën e Komitetit Ekzekutiv e cila ka zgjatur 4 orë, një pjesë e anëtarëve e kanë mbrojtur tezën se referendumi duhet që të bojkotohet pasi që i tillë është vullneti i shumicës së qytetarëve, ndërkaq të tjerët janë të mendimit se VMRO-DPMNE nuk duhet të qëndrojë me një anë në këtë proces dhe se duhet që t’i ftojë qytetarët të votojnë, njofton Portalb.mk.

Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv thotë se “nuk ka përforcim të ndonjë qëndrimi, opsionet ngelin të hapura – bojkot të referendumit, të thirret që të votohet kundër Marrëveshjes me Greqinë ose partia të mos e definojë qëndrimin zyrtar, por vetë votuesit të vendosin nëse do të votojnë ose bojkotojnë. Vetëm opsioni që qytetarët të thirren në referendum për të votuar “për”, është e përjashtueshme.

Në atmosferën kur pritet që “trysnitë të rriten nga të gjitha anët”, kryetari i partisë, Hristijan Mickoski ka kërkuar nga bashkëpartiakët që të përmbahen nga publikimi i porosive propagandistike në profilet e tyre në Faebook, pa dallim nëse janë për bojkot ose për opsion tjetër, derisa nuk definohet qëndrimi partiak.

Thirrja interpretohet edhe në kontekst të fushatës që e udhëheq prorusi, Janko Baçev, me sloganin “Maqedonia bojkoton” dhe e cila vlerrësohet se mund ta kontaminojë tërë procesin.

“Në shtet demokratik, çdokush ka të drejtë ta thotë mendimin e tij, po te ne për fat të keq ndodhi instalime policore dhe ish politikanët ta kontaminojnë thirrjen për bojkot dhe ndjenjën e njerëzve të cilët me të vërtetë mendojnë në atë”, komenton për NOVATV, një funksionar partiak i VMRO-DPMNE-së.

Sipas të njëjtit burim, pritet që VMRO-DPMNE të marrë pjesë në fushatën jo-formale për referendum, e cila tanimë ka filluar. Anëtarët e partisë i përfaqësojnë tezat që askush s’ka të drejtë që ta monopolizojë procesin euro-atlantik dhe se Maqedonia nuk ka garancë se do të bëhet pjesë e familjes evropiane pas ndryshimit të emrit dhe se pushteti me shpalljen e referendumit konsultativ po bën alibi që edhe pa konsensus ta miratojë Marrëveshje. Edhe Mickoski i ka porositur anëtarët e KQ-së që duhet të jenë të pranishëm në debate.

Kreu i partisë e ka hapur edhe çështjen për mënyrën në të cilën do të ndiqet referendumi duke e pasur parasysh që ligji nuk lejon vëzhgues partiakë që ta vëzhgojnë procesin e votimit, por vetëm përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe theksojnë se për partinë nuk do të pranohen rezultatet në ato vendvotime ku dalja do të jetë 80 ose 90%. “Në Zajas” nuk mund të ketë dalje prej 90%, nëse në zgjedhjet paraprake ka pasur 45% dhe ajo të arsyetohet me votimin e diasporës e cila tregon interes të dobët që të votojë në referendum”, komentojnë nga partia.

Debati rreth refundimit vazhdon edhe sot në seancën e Komitetit Qendror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button