KSHZ: Deri sot 2.658 qytetarë janë kontrolluar në listën zgjedhore  

Deri sot në mesditë 2.65 qytetarë i kanë kontrolluar të dhënat e tyre në listën zgjedhore në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ndërsa nëpërmjet uebfaqes së Komisionit, gjegjësisht në mënyrë elektronike 11.481 qytetarë, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme të KSHZ-së u potencua se kontrollimi, që do të zgjasë deri më 23 gusht po zhvillohet pa probleme. Paralelisht është duke rrjedhur edhe paraqitja e kurbeçarëve për votim në referendum. Deri sot në mesditë janë paraqitur 1.112 qytetarë të Maqedonisë. Nga to 1.088 janë pranuar. Më shumë të paraqitur ka nga Bern -87, Vjena 69, Londra dhe Berlini.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Denkovski theksoi se deri tani në krahasim me zgjedhjet parlamentare ka pasur tempo në paraqitjen e qytetarëve nga jashtë për referendumin, por shprehu se deri në përfundimin e paraqitjeve, 23 gusht, ky tempo do të ndryshohet. Seanca e KSHZ-së është në rrjedhë dhe po plotësohen vendet e zbrazëta në komisionet zgjedhore komunale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button