Kush gënjen? Maqedonia nuk ka reaguar për incidentin me targat

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoni, ?lexandra Papadopoulou demantoi deklaratën e djeshme të ministrit të  jashtëm Nikolla Poposki duke thënë se nuk ka marrë asnjë reagim përmes kanaleve diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë në lidhje me rastin që e bëri publik Portalb me ngjitësen FYROM në targat e reja të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, Poposki dje u shpreh se MPJ tashmë ka reaguar në nivel diplomatik dhe se pret reaksion adekuat nga fqiu jugor edhe pse bëhet fjalë për rast të incidentit individual. Në pyetjen cila është e vërteta ka reaksion apo jo, të kontaktuar nga Portalb, nga MPJ nuk komentuan duke thënë se nëse ka reaksion do të na njoftojnë.

Letra në targat është ngjitur vetë?

Papadopoulou theksoi se doganierët grek nuk kanë vendosur letrën në targat e veturës nga Maqedonia sepse sipas Marrëveshjes së përkohshme çështja është e rregulluar në atë mënyrë që autoritetet doganore greke u ngjisin letër në xhamin e pasmë të veturave. Ndërkaq, në foto qartë shihet se ku është vendosur ngjitësja.

“Doganierët grekë e implementojnë marrëveshjen në mënyrë në tërësi duke vendosur ngjitësen në xhamin e pasmë të veturave dhe jo në targa. Spekulimet që qarkullojnë se për këto ngjitëse paguhet nuk janë të sakta” tha Papadopoulou duke theksuar se Qytetarët e Ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë janë të mirëseardhur në Greqi.

“Çdo tentim apo deklaratë për dekurajimin e tyre mos të vizitojnë Greqinë janë kontra-produktive” tha Papadopoulou. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button