Ivanov: Armata e RM-së de fakto është në NATO

Presidenti i Maqedonisë dhe komandanti suprem i Armatës së Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka theksuar se ARM në vitet e kaluara i ka plotësuar detyrat dhe kushtet të cilat nga viti në vit janë bërë më të komplikuara dhe më të rrezikshme, njofton Portalb.mk.

“Armata është ruajtës neutral i integritetit dhe garancës, sovranitetit, sigurisë dhe unitaritetit të Republikës së Maqedonisë. Armata u ka ndihmuar qytetarëve të saj që të përballen me fatkeqësitë natyrore, ndërkaq vazhdimisht kanë marrë pjesë në misione paqësore në mbarë vendin”, tha Ivanov.

Sipas tij, kontributi i Maqedonisë nuk është simbolik, por thelbësor. Edhe pse Maqedonia ende nuk është në NATO, Armata e RM-së de fakto është në NATO dhe për atë Maqedonia nuk kthehet nga rruga e planifikuar euro-atlantike.

“Sfida më e madhe për armatën gjatë kohës së mandatit tim ishte në vitin 2015, me krizën e emigrantëve. Në kushte të ndarjeve të thella politike, protestave dhe kundër-protestave, kur shumë institucione ishin të paralizuara, dhe shumë procese të bllokuara, ka ekzistuar që territori i Maqedonisë të vërshohet nga vala e emigrantëve”, tha Ivanov, duke shtuar se Armata në mënyrë të suksesshme është përballur me të gjitha sfidat dhe plotësisht e arsyeton besueshmërinë e të gjithë qytetarëve.

Sipas tij, nuk duhet që të harrohet se forcat e Armatës janë trashëgimtar të luftëtarëve maqedonas, të cilët kanë pasur qëllime dhe motive të pastra.

“Ne nuk kemi njollë të errët në histori, prej të cilës do të turpëroheshim dhe për të cilën do të kërkonim falje. Luftëtarët maqedonas kanë luftuar për liri dhe të drejta të njeriut dhe kanë qenë në pjesën e vërtetë të historisë. Ilindenët kanë luftuar kundër tiranisë, ndërkaq partizanët kundër fashizmit dhe nacionalizmit. Ju përfaqësues të ARM-së moderne po luftoni kundër kërcënimit dhe ekstremizmit të dhunshme, si dhe terrorizmit global”, tha Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button