“Bombë”, Jankulloska dhe Protogjer: Patjetër t’i padisim gazetarët, nuk mund të luftojmë me A1

Në njërën nga bisedat e publikuar sot gjatë seancës “Titanik”, ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska dhe ish shefi i Kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protogjer, dëgjohen se si flasim për aferën “Listat” të Televizionit A1, kur gazetarët zbuluan se çdo i punësuar në administratën e shtetit duhet të propozojë nga 15 votues, njofton Portalb.mk.

“Kishte tani në televizion, i kanë kurdisur mirë. U lajmërohen atyre të listave dhe i pyesin nëse do të votoni për VMRO-DPMNE, ndërkaq ata thonë “po po”, do të votojnë. Disa thonë se do të ma punësojnë nusen, një tjetër thonë se janë marrë vesh për invitro, e kështu me radhë”, i thotë Jankullovska Protogjerit.

Më pas, Jankulloska i propozon Protogjerit se duhet që të mendojnë mbrojtje të mirë. Jankulloska komenton se si qytetarët nuk kanë arritur që ta njohin zërin e gazetareve, dhe thotë “ajo është, popull i thjeshtë!”. Një ditë më pas, Jankulloska dhe Protogjer janë të shqetësuar për atë se çfarë ka shkaktuar storja gazetareske, kështu që përfundojnë se duhet që t’i padisin gazetaret.

“Nuk kemi mënyrë se si të luftojmë kundër këtyre A1, Vreme dhe Shpic. Patjetër duhet t’i padisim”, i thotë Protogjer Jankulloskës, ndërkaq ajo i sugjeron që ta paditë gazetaren Sashka Cvetkovska për paraqitje të rrejshme.

Në audio – incizimet dëgjohet se si ata bisedojnë për votuesit nga diaspora dhe sa prej tyre zyrtarisht janë paraqitur në KSHZ, por edhe si janë potencialet për kandidatët e listave në njësitë zgjedhore.

Pas disa bisedave të dëgjuara, Janakieski ka reaguar deri te Gjykata se mungon një bisedë mes tij dhe Ilija Dimovskit.

Nga ana tjetër, avokati i palës mbrojtëse, Petar Vasilev, kërkoi nga prokurori që të tregojë se në çfarë baze i riporduksionojnë dëshmitë, pasi që, nga bisedat deri më tani mund të dëgjohet vetëm për shkathtësitë organizative të njërës parti për fushatë zgjedhore dhe nuk ka asgjë për vepër penale.

“Bombë”, Protogjer e shan dhe ofendon avokatin e Mijallkovit, Shvrgovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button