Zyra greke në Shkup: Mirësevini në Greqi

Zyra për lidhje e Republikës së Greqisë përmes një kumtese me shkrim sqaron se nuk ekziston asnjë problem me letrat ngjitëse që vendosen në automjetet që hynë në Greqi, dhe se kjo çështje është e rregulluar me Marrëveshjen e përkohshme.

Në automjetet që vijnë nga Maqedonia, autoritetet doganore greke u ngjisin letër në xhamin e pasmë dhe jo në targa.

Gjithashtu Zyra për lidhje e Republikës së Greqisë në Shkup demanton informacionet e pakonfirmuara që publikuan disa media, sipas të cilave autoritetet doganore greke për letrat ngjitëse me të cilat shpjegohet se Greqia e njeh Maqedoninë si FYROM, i detyrojnë ngasësit e automjeteve të paguajnë nga 20 euro.

Në Kumtesë thuhet se “Qytetarët e Ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë janë të mirëseardhur në Greqi, ndërsa të gjitha tentimet që të dekurajohen qytetarët dhe të mos vizitojnë Greqinë janë kundër produktive” thuhet në Kumtesën e  Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë në Shkup.

Reagimi vjen si pasojë e publikimit të fotove në të cilat shihej se  autoritetet doganore greke kishin vendosur letra ngjitëse me të cilat në gjuhën greke dhe angleze shpjegohej se Greqia e njeh Maqedoninë si FYROM, në pjesën e përparme të targave të reja të Maqedonisë ku gjendet edhe shkurtesa MK, që është standard evropian i targave.

Disa ditë pas lajmit që publikoi Portalb, televizioni Kanal 5 doli me informacion se për të njëjtën letër grekët detyrojnë vozitësit nga Maqedonia të paguajnë nga 20 euro./Portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button