SHBA, anulohet parakalimi ushtarak i kërkuar nga Trump

 Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se ceremonia e parakalimit ushtarak të cilën presidenti Donald Trump e kishte kërkuar të mbahej këtë vit në Ditën e Veteranëve, mund të mbahet vetëm në vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Pentagonit Kolonel Rob Manning njoftoi përmes një deklarate me shkrim se ceremonia në fjalë do të mbahet brenda vitit 2019 pas një dakordimi edhe me Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse Manning nuk dha ndonjë arsyetim të drejtpërdrejt për anulimin e ceremonisë, mediumet amerikane e asocuan këtë anulim me “koston e lartë të ceremonisë”.

Sipas shifrave të publikuara nga mediumet pak kohë para deklaratës së Manning, parakalimi i kërkuar nga Trump do t’i kushtonte qeverisë federale 92 milionë dollarë.

Siç theksohet, kostoja më e lartë nga ajo që ishte parashikuar më herët për ceremoninë, e cila ishte theksuar se do të kushtonte rreth 12 milionë dollarë sipas supozimeve të para, ka qenë arsyeja kryesore për anulimin e saj.

Ndryshe, Pentagoni në muajin mars kishte bërë të ditur se ceremonia e parakalimit të cilën Trump e kishte kërkuar të mbahet në Washington, do të organizohej në muajin nëntor.

Parakalimi do të ekzekutohej nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi, ndërsa në të nuk do të merrnin pjesë tanket.

Sipas pohimeve, Trump kishte kërkuar parakalimin pasi ishte ndiukuar nga ceremonia ushtarake në të cilën kishte marrë pjesë në Paris si i ftuar i presidentit francez Emmanuel Macron në kuadër të shënimit të Festës Nacionale Bastille.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button