“Shkupi 2014” në rend dite në Parlament

Projekti “Shkupi 2014”, pas propozimit të opozitës, duhet të jetë sot në rend dite para deputetëve në mbledhjen e 35 në Parlament.

Në mbledhjen duhet të debatohet për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për qasje të lire në informacion me karakter publik, Porpozim-ligjin për Qendër për trajnim të nëpunësve, të parashtruara nga deputetët opozitarë.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë për obligimet sipas Marrëveshjes financiare e dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekte të tjera të rëndësishme – faza e tretë, e cila do të lidhet mes Bankës Evropiane Investuese dhe Bankës së Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit, Propozim-ligji për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë me hua te Dojçe Bank sipas Marrëveshjes për huazim e dedikuar për mbështetjen e buxhetit, sipas procedurës së shkurtuar, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për të huajt dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësime dhe punë për të huajt, të gjithë në procedurë të shkurtuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button